Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Integrimi evropian

Postuar më: 30 Prill 2018

Integrimi evropian

foto1

Rekomandim pozitiv për Shqipërinë

Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Rekomandimi i Komisionit Evropian është njohje e qartë e arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës: reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Vlerësimi është pozitiv për progresin në të pesta prioritetet dhe shënon përmirësim të qartë krahasuar me vlerësimin e fundit të Komisionit (2016). Shqipëria vlerësohet se ka bërë progres të mirë me Reformën në Drejtësi dhe renditet e para në rajon për linjëzimin me politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.