Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Takimi i nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara mbi "Ndërtimin dhe Ruajtjen e Paqes"

Postuar më: 30 Prill 2018

Takimi i nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara mbi "Ndërtimin dhe Ruajtjen e Paqes"

foto1

Shqipëria është e bindur se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore është në thelb e lidhur me parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes. Në të vërtetë, monitorimi dhe analiza e të drejtave të njeriut mund të ofrojë ankesa paralajmëruese të hershme por vendimtare, të cilat nëse mbeten të pazgjidhura, mund të çojnë në konflikte të dhunshme. Zbatimi i Axhendës 2030 është me rëndësi të madhe për ruajtjen e paqes, pasi është mënyra më e mirë për të adresuar shkaqet e konflikteve që nga rrënja, nëpërmjet zhvillimit gjithëpërfshirës ekonomik, qeverisjes demokratike, sundimit të ligjit, drejtësisë dhe barazisë.