Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Dialogu me Greqinë

Postuar më: 30 Prill 2018

Dialogu me Greqinë

foto1

Vlerësohet roli i Shqiperisë në rajon

Bisedimet dypalëshe me Greqinë vlerësohen edhe në raportin e KE-së. Në Tiranë është zhvilluar takimi i parë mes ekipeve negociatore të dy vendeve për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Dialogu me Greqinë ka më shumë se dy vjet që ka nisur, dhe deri tani, ka shënuar përparim në zgjidhjen progresive të disa çështjeve të shportës historike, siç janë zbatimi i Marrëveshjes për të rënët grekë, apo puna e nisur nga pala greke për abrogimin e ligjit të Luftës me Shqipërinë, si edhe çështje të aktualitetit që ndikojnë në jetën e qytetarëve, siç janë abrogimi i rezervës për vulen Apostile, finalizimi i Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtorimit. Procesi ka kaluar në disa faza, si përcaktimi dhe kategorizimi i çështjeve dypalëshe, riaktivizimi i Komisioneve Dypalëshe (Komisioni i Varrezave për të rënët grekë në Luftën Italo-Greke, Komisioni për Rishikimin e Teksteve dhe ai i Transporteve, etj.).