Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Përfaqësimi në institucionet ndërkombëtare

Postuar më: 30 Prill 2018

Përfaqësimi në institucionet ndërkombëtare

foto1

Shqipëria fiton pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të RCC dhe zgjidhet anëtare e ISAR

Vendet e Evropës Juglindore, (SEECP) votuan Shqipërinë në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për periudhën 2019-2021. Një institucion i rëndësishëm ky i bashkëpunimit rajonal që ka për mision kryesor mbështetjen, fuqizimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore në procesin e integrimit evropian dhe e siguron atë për mbështetjen e plotë në ushtrimin e detyrës së lartë. Shqipëria zgjidhet gjithashtu anëtare e Grupit të Punës së Ekspertëve Ndërqeveritarë për Standardet Ndërkombëtare të Llogaridhënies dhe Raportimit (ISAR), UNCTAD, për periudhën 1 janar 2019 - 31 dhjetor 2021, në zgjedhjet e zhvilluara në Nju Jork. Angazhimi i Shqipërisë në këtë Grup Ekspertësh i shërben përmirësimit të raportimit të vendit në kuadrin e përmbushjes së Objektivave të Agjendës 2030 dhe promovimit të përvojave më të mira në fushën e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Zgjedhja e përfaqësuesve të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare si dhe objektivi i saj për tu bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023 dëshmojnë për mundësitë dhe kapacitetet që Shqipëria ofron në kuadër të organizatave ndërkombëtare si dhe rolit pro aktiv të saj në to.