Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Të drejtat e pakicave kombëtare

Postuar më: 30 Prill 2018

Të drejtat e pakicave kombëtare

foto1

Shqipëria në përputhje me standardet evropiane

Hartimi i akteve nënligjore të ligjit për Pakicat Kombëtare po shoqërohet me një konsultim të gjerë publik, që do të vijojë të zhvillohet në disa qarqe. Dy dëgjesat e para janë kryer në Tiranë dhe në Shkodër. Ky proces konsultimi po zhvillohet për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë minoriteteve, pasi Shqipëria është angazhuar për zbatimin e të drejtave të njeriut. Shqipëria ka miratuar në fund të vitit 2017 Ligjin “Për Pakicat Kombëtare”, një ligj i vlerësuar si pararojë në rajon për trajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. Rekomandimi i Komisionit Evropian vlerëson Shqipërinë për zhvillimin e kuadrit ligjor në përputhje me standardet evropiane.