Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Integrimi evropian

Rekomandim pozitiv për Shqipërinë Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Rekomandimi i Komisionit Evropian është njohje e qartë e arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës: reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Vlerësimi është pozitiv për progresin në të pesta prioritetet dhe shënon përmirësim të qartë krahasuar me vlerësimin e fundit të Komisionit...

Takimi i nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara mbi "Ndërtimin dhe Ruajtjen e Paqes"

Shqipëria është e bindur se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore është në thelb e lidhur me parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes. Në të vërtetë, monitorimi dhe analiza e të drejtave të njeriut mund të ofrojë ankesa paralajmëruese të hershme por vendimtare, të cilat nëse mbeten të pazgjidhura, mund të çojnë në konflikte të dhunshme. Zbatimi i Axhendës 2030 është me rëndësi të madhe për ruajtjen e paqes, pasi është mënyra më e mirë për të adresuar shkaqet e konflikteve...

Dialogu me Greqinë

Vlerësohet roli i Shqiperisë në rajon Bisedimet dypalëshe me Greqinë vlerësohen edhe në raportin e KE-së. Në Tiranë është zhvilluar takimi i parë mes ekipeve negociatore të dy vendeve për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Dialogu me Greqinë ka më shumë se dy vjet që ka nisur, dhe deri tani, ka shënuar përparim në zgjidhjen progresive të disa çështjeve të shportës historike, siç janë zbatimi i Marrëveshjes për të rënët grekë, apo puna e nisur nga pala greke për abrogimin e ligjit të Luftës me Shqipërinë, si edhe çështje të aktualitetit...

Përfaqësimi në institucionet ndërkombëtare

Shqipëria fiton pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të RCC dhe zgjidhet anëtare e ISAR Vendet e Evropës Juglindore, (SEECP) votuan Shqipërinë në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për periudhën 2019-2021. Një institucion i rëndësishëm ky i bashkëpunimit rajonal që ka për mision kryesor mbështetjen, fuqizimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore në procesin e integrimit evropian dhe e siguron atë për mbështetjen e plotë në ushtrimin e detyrës së lartë. Shqipëria zgjidhet gjithashtu anëtare...

Të drejtat e pakicave kombëtare

Shqipëria në përputhje me standardet evropiane Hartimi i akteve nënligjore të ligjit për Pakicat Kombëtare po shoqërohet me një konsultim të gjerë publik, që do të vijojë të zhvillohet në disa qarqe. Dy dëgjesat e para janë kryer në Tiranë dhe në Shkodër. Ky proces konsultimi po zhvillohet për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë minoriteteve, pasi Shqipëria është angazhuar për zbatimin e të drejtave të njeriut. Shqipëria ka miratuar në fund të vitit 2017 Ligjin “Për Pakicat Kombëtare”, një ligj i vlerësuar si pararojë në rajon për trajtimin...