Kontakto me Ministrinë

MPJ vë në dispozicion detaje kontakti për shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga konfliktet
 
Në vijim të zhvillimeve më të fundit në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme udhëzon shtetasit shqiptarë që, për arsye sigurie, të evitojnë udhëtimet në zonat e prekura nga konfliktet.
 
MPJ informon shtetasit shqiptarë se shërbimi konsullor i kësaj ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike DK@mfa.gov.al dhe numrat e telefonit pa pagesë +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në zona konflikti në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
 
Ministria e Punëve të Jashtme fton të interesuarit të kontaktojnë sa më parë të jetë e mundur në adresën elektronike dhe numrat e telefonit të sipërpërmendura për të informuar mbi vendndodhjen dhe për të ofruar numrat e telefonit të të afërmve të tyre që jetojnë në këto zona dhe që kanë nevojë për asistencë konsullore.