Historiku

HISTORIKU I KRIJIMIT TË INSTITUCIONIT TË

MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË SHTETIT SHQIPTAR

Krijimi i Institucionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të shtetit modern shqiptar daton me krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës me 4 dhjetor 1912, pak ditë pas deklarimit të shkëputjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, mbajti edhe postin e Ministrit të Punëve të Jashtme deri në qershor të vitit 1913 .... për më shumë kliko këtu

 

HISTORIKU I MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

Ministria për Evropen dhe Punët e Jashtme u krijua me Dekretin Nr.10604, dt.10.09.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë  “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”.  Bazuar në ligjin 90/2012, “Për administratën shtetërore” me propozimin e Kryeministrit z. Edi Rama Këshilli i Ministrave me vendimin  nr. 500, datë 13.9.2017 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”,  vendosi shfuqizimin e vendimit  nr. 941, datë 9.10.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Punëve të Jashtme”  dhe shfuqizimin e vendimit nr. 946, datë 9.10.2013, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Integrimit Evropian”.  Me këtë vendim Këshilli i Ministrave  gjithashtu vendosi  miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Me Dekretin Nr.10606, dt.10.09.2017 të Presidentit të Republikës,  Z. Ditmir Bushati u emërua Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.