Odeta Barbullushi

Zëvendësministër

Odeta Barbullushi

Zv/Ministre e Puneve të Jashtme që nga Janari 2015.

 

Odeta Barbullushi ka lindur në Shkodër më 16 qershor 1979. Ka marrë gradën Doktor i Filozofisë (PhD) nga Universiteti i Birmingham-it, Britani e Madhe në vitin 2010 në fushën e Studimeve Ruse dhe të Evropës Lindore/Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ka një Master në Studime Bashkëkohore Evropiane nga Universiteti i Sussex, Britani e Madhe (2004) me rezultatet më të larta (ëith Honors), dhe një tjetër në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Evropës Qendrore, Budapest (2003) Ka përfunduar studimet e larta në fushën Gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 2001. Në vitin 2013, znj. Barbullushi punoi si studiuese postdoktorale pranë Universitetit të Graz-it Karl Franzen, Austri. 

 

Para se të marrë pozicionin e Zv/Ministres së Punëve të Jashtme, znj. Barbullushi ka mbajtur disa pozicione kërkimore dhe drejtuese në fushën akademike. Ka punuar si lektore pranë Qendrës për Studime Evropiane, Universiteti i Birminghamit, ku ka qenë titullare e lëndëve EU in a Globalizing Ëorld dhe Political History of Central and Eastern Europe in the 20th Century (2007-2008). Nga viti 2009-2014 ka punuar në Universitetin Evropian të Tiranës, fillimisht si përgjegjëse e departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe së fundmi si Zv/Rektore për Kërkimin dhe Metodologjinë. Ka qënë titullare e disa lëndëve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare si Cështja Shqiptare dhe Politika e Jashtme e ShqiperisëAnalizë e Politikës së Jashtme të KrahasuarTeori dhe Cështje të Marrëdhënieve Ndërkombëtare etj. 

 

Puna shkencore dhe akademike e Odeta Barbullushit është financuar nga një numër bursash dhe çmimesh prestigjioze ndërkombëtare, si bursa e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSI), Sasakaëa Fellowship, çmimi ndërkombëtar Dorothy Hodgkin Postgraduate Award, Ernst Mach Global Fellowship, si dhe granti ‘Brain Gain Incentive’. Gjatë punës së saj akademike, znj. Barbullushi ka koordinuar dhe qënë pjesë e një numri projektesh rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor, të drejtave të njeriut në arsimin e lartë, integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, etj. Në vitin 2003, ka punuar për një kohë të shkurtër si këshilltare për mediat pranë zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Integrimit Evropian.

Portofoli i znj. Barbullushi në Ministrinë e Punëve të Jashtme mbulon kryesisht rajonin dhe vendet fqinje, si në rrafshin e marrëdhënieve bilaterale ashtu dhe në kuadër të bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale me vendet anëtare të BE dhe procesin e integrimit evropian. Pergjegjesi të tjera lidhen me çështje të sigurisë rajonale dhe evropiane, etj.