Odeta Barbullushi

Drejtore e Kabinetit të Ministrit

Odeta Barbullushi

Drejtore e Kabinetit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme

Odeta Barbullushi ka marrë detyrën e Drejtores së Kabinetit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme në tetor 2017.

Znj. Barbullushi ka mbajtur detyrën e Zëvendësministres së Punëve të Jashtme nga janari 2015 deri në tetor 2017. Portofoli i saj në MPJ mbulonte kryesisht marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e rajonit, si në nivel dypalësh ashtu dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare, gjithashtu dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në dhe me shtetet anëtare të BE-së. Përgjegjësitë e tjera përfshijnë çështje që lidhen me sigurinë europiane dhe rajonale.

Znj. Barbullushi mban titullin Doktor i Filozofisë (PhD) në Studime Ruse dhe të Evropës Lindore nga Universiteti i Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar (2009), dhe atë të Profesor i Asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Tiranës (2015). Formimi profesional i znj.Barbullushi është kryesisht akademik dhe i fokusuar në çështjet e shtet-formimit dhe politikës së jashtme të Shqipërisë, teoritë dhe historia e nacionalizmit dhe shtetformimit në Europën Lindore dhe Qendrore, etj. Gjatë studimeve universitare, znj. Barbullushi ka punuar në sektorin e mediave dhe të komunikimit. 

Përvoja Profesionale
2013        Universiteti i Grazit Karl-Franzen, Austri, Studime kërkimore post-doktorale
2009-2014    Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri, Lektore
2012-2014    Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri, Zëvendës Rektore
2009-2011    Universiteti Europian i Tiranës, Përgjegjëse e Departamentit të Marrëdhënieve Shkencave Politike dhe Ndërkombëtare
2007-2008    Instituti i Kërkimeve Europiane, Universiteti i Birmingamit, Mbretëria e Bashkuar, Lektore
2001-2002    Mission without Borders, Shqipëri, Përgjegjëse për Komunikimin.

Arsimi
2010    University of Birmingham, Mbretëria e Bashkuar, PhD në Studime Ruse dhe të Europës Lindore
2004    Sussex European Institute, Mbretëria e Bashkuar, Master në Studime Bashkëkohore Europiane
2003    Central European University, Hungari, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane
2001    Universiteti i Tiranës, Shqipëri, Bachelor në Gazetari
1997    Riverside School, Zug, Zvicër, Diplomë e Shkollës së Mesme

Bordet profesionale dhe anëtarësimet
2014    Anëtare e Komisionit të posaçëm për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri (dha dorëheqjen pas marrjes së detyrës publike)

Çmimet/Bursat
2013    Ernst Mach Global Fellowship
2012   Honorary Research Fellow, University of Roehampton, Mbretëri e Bashkuar
2009    Brain Gain Incentive Grant  
2004    Dorothy Hodgkin Postgraduate Award 
2002    OSI Fellowship for Postgraduate Studies

Mësimdhenie
Analiza e Politikës së Jashtme (Master, 2009-2017)
Çështja Shqiptare dhe Politika e Jashtme e Shqipërisë (Bachelor, 2009-2014)
Politika e Jashtme e Krahasuar (Bachelor, 2009-2014)
Historia politike e Europës Qendrore dhe Lindore në shekullin e 20-të (Bachelor, 2008)
BE-ja në një botë të globalizuar (Bachelor, 2008)
Metodat e Avancuara Kërkimore në Shkencat Sociale (Master/Doktorature, 2009-2015)
Drejtim dhe Koordinim Projektesh
2011-2014    Menaxhere dhe Koordinatore e projektit rajonal Tempus “Zhvillimi i të drejtave të njeriut në qendër të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor”. 
2010-2011    Studiuese, Hulumtimet sociale dhe hartimi i politikave në Shqipëri. Projekt i financuar nga Programi Rajonal për Promovimin e Kërkimeve në Ballkanin Perëndimor (RRPP), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Departamenti Federal Zviceran i Punëve të Jashtme