Artemis Dralo

Zv/Ministre

Artemis Dralo

Zv/Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga Tetori 2017.

Znj. Artemis DRALO (MALO), ka lindur në qytetin e Gjirokastrës, më 19 MAJ 1981.

Ajo është e martuar me Z. Gjergji DRALO. Ata kanë dy fëmijë, Theodhora dhe Elena.

Znj. Artemis DRALO ka marrë detyrën e Zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tetor 2017. Portofoli i saj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbulon kryesisht marrëdhëniet për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Të Drejtat e Njeriut, si dhe marrëdhëniet me Parlamentin.

Znj. DRALO ka qenë kandidate për deputete në Qarkun e Gjirokastrës, në zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017. Ajo ka qenë Anëtare e Këshillit Bashkiak Gjirokastër, Partia Socialiste (2004-2008), Kryetare e Forumit te Gruas Socialiste, si dhe  Anëtare e Asamblesë Kombëtare së PS (2006-2009). Prej Tetorit 2017, ajo është zgjedhur Anëtare e Asamblesë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Znj. DRALO është diplomuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Angleze, Universiteti ”E.Çabej”  Gjirokastër (2003).

Ajo ka kryer studimet pasuniversitare, Master në fushën e Përkthimit Gjuhësor, në Universitetin e Tiranës,(2006), Fakulteti i Shkencave Shoqërore.  

Znj. DRALO mban titullin akademik  “Docent”  nga Universiteti “E. Çabej”, Gjirokastër (2014), si dhe  gradën shkencore “Doktori i Shkencave“ në fushën e Gjuhësisë Krahasuese nga Universiteti i Tiranës (2016), Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Gjuhët e Huaja.

Përpara përfshirjes në politikë Znj. DRALO ka qenë anëtare e stafit akademik, pranë Universitetit “E.Çabej”, Gjirokastër (2003-2017).

Në periudhën kohore 2003-2017, në një aktivitet të gjerë shkencor, ka qenë pjesëmarrëse si referuese në shumë konferenca kombëtare/ndërkombëtare dhe autore/bashkëautore e shumë artikujve shkencorë dhe social,  të botuar në revista  kombëtare/ndërkombëtare. Në vazhdën e zhvillimit të vet profesional, ka qenë Lektore në disa lëndë mbi Civilizimin Amerikan si edhe atë Britanik, në disa Universitete të njohura Evropiane.

Aktualisht, vazhdon të jetë lektore e ftuar në Universitete publike dhe private, në Tiranë e Gjirokastër.