Colours of Albania

Colours of Albania

#ColoursofAlbania - Diplomacia digjitale në veprim

 

Çfarë është #ColoursofAlbania?

 

Fushatë mbarëkombëtare dhe konkurs fotografik në mediat sociale për promovimin e Shqipërisë (Instagram, Facebook, Twitter, Web)

 

Prezanto me imagjinatë Shqipërinë!

 

Kjo iniciativë synon prezantimin e imazhit të vendit, duke përcjellë anë e mbanë botës ngjyrat e vërteta të shoqërisë, qytetet dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet dhe pejsazhet e paprekura, si dhe pazaret e kështjellat historike të Shqipërisë.

 

Konkursi #ColoursofAlbania 

 

Tema ështe e lirë, duke përfshirë këtu bashkëjetesën fetare, shoqërinë shqiptare, artin, kulturën, etj. Çdo  javë do të publikohet tema në faqet e InstagramFacebookTwitter, në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të përfaqësive shqiptare nëpër botë dhe të institucioneve të tjera publike.

 

Kohëzgjatja

 

Promovimi i #ColoursofAlbania do të fillojë më 24 prill 2017 dhe do të zgjasë deri më 30 korrik 2017. 

 

Pjesëmarrësit

 

Konkursi është i hapur për tëgjithë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë, të apasionuarit pas fotografisë, udhëtimit, artit, kulturës, natyrës, etj.

 

Bashkëpunëtorë në promovimin e #ColoursofAlbania

 

Institucionet Publike që na mbështesin: #ColoursofAlbania është projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, mbështetur nga Ambasada norvegjeze në Kosovë, dhe synon eksplorimin e temës “Shqipëria është e bukur” nëpërmjet grumbullimit të fotove kreative nga përdoruesit e instagramit dhe mediave të tjera sociale.

 

Personazhe të njohura që na kanë mbështetur ndër vite: Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Kledi Kadiu, Alban Nimani, Nëntor Orseku dhe Skuadra Kombëtare e Futbollit   

 

Rregullat

 

1. Ndiqni imagjinatën tuaj dhe fotografoni bukuritë e Shqipërisë;

2. Publikoni fotografitë në profilin tuaj në instagram me hashtag #CouloursofAlbania;

3. Bëni TAG profilin tonë në Instagram @ColoursofAlbania;

4. Bëni TAG në Facebook @ColoursofAlbania;

5. Mund të dërgoni fotografitë duke bërë “CHECK IN” vendin ku është marrë;

6. Mund të dërgoni fotografitë që keni publikuar muaj më parë, mjafton të vendosni këtë hashtag #ColoursofAlbania.

 

Çmimet

 

•Vendi i parë;

• Dy vende të dyta;

• Tre vende të treta.

 

Fituesit do të ftohen të jenë prezentë në ekspozitën e fotografisë dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të iniciativës #ColoursofAlbania.

 

Fotot fituese do të jenë pjesë e një bookleti që do të shpërndahet në të gjitha përfaqësitë shqiptare nëpër botë dhe do të përdoret si dhuratë simbol i Ministrisë së Punëve të Jashtme.