Shqipëria në Raportet e Ndërkombëtarëve

Shqipëria dhe vlerësimi i performancës së saj në raportet ndërkombëtare.

Shqipëria një treg atraktiv në rritje, me strukture të qëndrueshme ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte te përshtatshme për të bërë biznes, vendi ideal për investitorët e huaj.

Për të forcuar zbatueshmërinë e ligjit, si dhe për të krijuar një mjedis biznesi ndërkombëtar konkurrues, janë ndërmarrë një sërë reformash strukturore në forcimin e ligjit dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Modeli ekonomik, ka në fokus prodhimin dhe eksportet.

  • Referuar Raportit të Bankës Botërore ‘’Doing Business 2016’’, Shqipëria në renditjen botërore, është në vendin e 97-të. Performancën më të mirë e kanë treguesit për: pagesën e taksave, regjistrimin e pronës dhe sigurimin e mbrojtjes së investitorëve (renditet e 7 në botë dhe më të mirët në rajon). Sipas këtij raporti ka patur përmirësime lidhur me:  mbrojtjen e investitorëve minoritarë, tregtinë përtej kufijve.

 

  • Në raportin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, Shqipëria është vlerësuar si vendi që ka ndërmarrë reformat më të mira në rajon për vitin 2014.

 

  • Fondacioni Heritage në raportin e Indeksit të Lirisë Ekonomike për vitin 2016, e rendit Shqipërinë në pozicion shumë të favorshëm në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria, renditet në vendin e 59 në rang botëror dhe 27 në rang rajonal,  me 65.9 pikë Vihet re një përmirësim nga raporti i vitit të kaluar me + 0.2 pikë ku Shqipëria mbante vendin e 63-të në rang botëror dhe atë të 29 në rang rajonal, ndërsa nga viti 2012 ka një përmirësim me +0.8%. Parametrat që kanë patur përmirësime janë: treguesit për lirinë ekonomike (+ 0.2 ), për të drejtën e pronës (+5.0), për lirinë nga korrupsioni, (+2.0), për lirinë fiskale (+0.6), për lirinë monetare (+0.9).

 

  • Referuar raportit të Forumit Ekonomik Botëror 2015-2016, Indeksi Global i Konkurrueshmërisë për Shqipërinë renditet në vendin e 93 nga 140 vende të përfshira dhe vlerësohet me 3.93 pikë duke përmirësuar aftësitë e saj konkurruese krahasuar me vitin 2014-2015 ku Shqipëria renditej në vendin e 97 me 3.8 pikë.

 

  • Referuar Raportit të 8 të Bankës Botërore për vitin 2015, Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike nxitur nga investimet dhe eksportet neto.  Investimet private kanë përfituar nga përmirësimet e klimës së biznesit dhe nga ri pagimi i një pjese të madhe të pagesave të prapambetura të qeverisë për sektorin privat dhe pritet të jenë më të konsoliduara në kuadrin afatmesëm.

 

  •  

 Shteti/Viti

2013

2014

2015

Shqipëria

1.4

2.1

3

Bosnja dhe Hercegovina

2.5

0.4

1.5

Kosova

3.4

2.5

3

Maqedonia

2.7

3.3

3.5

Mali i Zi

3.3

1.5

3.4

Serbia

2.6

-2

0.5

Evropa Juglindore - 6

2.5

0.2

1.3

 Burimi: Zyrat kombëtare e statistikave dhe parashikimet e Bankës Botërore.