Integrimi në BE

Integrimi në BE

Përpjekjet tona drejt anëtarësimit në BE janë intensifikuar ndjeshëm, duke siguruar jo vetëm marrjen e statusit kandidat, por edhe marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Programi qeverisës 2017-2021 për integrimin europian synon fillimin, sa më parë, të procesit të negociatave për anëtarësim dhe përmbylljen e kapitujve kryesorë në këtë proces të pakthyeshëm për realizimin e aspiratës europiane të vendit. Shërbimi diplomatik do të jetë në pararojë të këtij procesi në funksion të një bashkëpunimi më të strukturuar me vendet anëtare BE-së. Kjo qasje e re do të sjellë gjithashtu një racionalizim të burimeve njerëzore, duke integruar dhe duke centralizuar struktura apo drejtori që në të kaluarën kanë operuar në kushte mbivendosjeje. Cilësia e procesit të integrimit lidhet drejtpërsëdrejti me projektet e bashkëpunimit rajonal, ku do të synojmë një përputhje më të mirë të prioriteteve politike të përcaktuara dhe instrumenteve financiarë që Shqipëria ka në dispozicion. Nga ana tjetër, shpejtësia e procesit të integrimit lidhet gjithashtu me dinamikën e përfaqësimit tonë diplomatik në vende dhe në momente kyçe, ndaj dhe Qeveria jonë do të synojë fuqizimin e shërbimit diplomatik në vende kyçe për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit.

“Procesi i Berlinit” 

Procesi i Berlinit” u çel me Konferencën për Ballkanin Perëndimor, që Kancelarja gjermane Angela Merkel organizoi në Berlin, më 28 gusht 2015, me kryeministrat, ministrat e punëve të jashtme dhe ministrat e ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Berlin u ra dakord që konferenca të shërbente si kuadër për një periudhë prej katër vjetësh, gjatë së cilës do të ndiqen përpjekjet për të bërë progres të mëtejshëm në procesin e reformave, në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe të brendshme dhe në arritjen e ripajtimit midis dhe brenda shoqërive në rajon. Konferenca shprehu angazhimin dhe dha direktivat për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon, veçanërisht për ndërlidhjen e infrastrukturës së transportit dhe energjisë midis vendeve të rajonit dhe me Bashkimin Evropian. Këto çështje u ndoqën dhe u avancuan më tej në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, më 27 gusht, në Paris, më 4 korrik 2016 dhe në Trieste më 12 korrik 2017. Takimi i ardhshëm i “Procesit të Berlinit” do të organizohet nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2018.

Final Declaration by the Chair of the Paris Western Balkans Summit (4 July 2016)

Albanian Working Paper for Berlin Conference 28_08_2014

Chair Conclusions Vienna Western Balkans Summit 2015

Final Declaration by the Chair of the Conference on the Western Balkans, Berlin, 28 August 2014 

Policy brief - Bilateral Disputes study

Samiti i Vjenës 2015 Deklaratë e MPJ mbi çështjet dypalëshe

Vienna Western Balkans Summit 2015 Addendum

Trieste Western Balkan Summit. Declaration by the Italian Chair