Projekti SMEI IV

Projekt i financuar nga BE: Ngritja e kapaciteteve për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministritë e linjës për përgatitjen e procesit të negociatave dhe përafrimit ligjor (SMEI IV)

Objektivi i projektit:

  • të arrihet progres i qeverisë shqiptare në procesin e integrimit në BE bazuar në një strategji afatgjatë përpara pranimit.

Qëllimi i projektit:

  • të ndihmojë Qeverinë e Shqipërisë për të forcuar procesin e integrimit në BE në përputhje me prioritetet e përcaktuara në MSA, Strategjinë e Zgjerimit dhe pesë prioritetet kryesore, si dhe për të forcuar kapacitetet e institucioneve përkatëse në harmonizimin e BE-së për proceset e ardhshme të shqyrtimit dhe negociatave.

Komponentët e projektit:

Komponenti 1: Masa mbështetëse për MEPJ dhe aktorë të tjerë kompetentë për zbatimin e detyrimeve të MSA-së

Komponenti 2: Masa mbështetëse për harmonizimin, zbatimin dhe detyrimin e acquis të BE-së në legjislacionin shqiptar

Komponenti 3: Ngritja e kapaciteteve të nëpunësve civilë për të rritur rolin e tyre në harmonizimin ligjor të BE, procesin e shqyrtimit dhe negocimit si dhe përmirësimin e strukturës koordinuese për procesin e integrimit në BE

Komponenti 4: Masa mbështetëse për zbatimin e Strategjisë së Komunikimit të BE-së nga Qeveria e Shqipërisë.

Qasja jonë:

  • Ndërtimi i përkushtimit dhe besueshmërisë
  • Promovimi i pronësisë së projektit
  • Të mësojmë duke vepruar