Konsultimi Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020

Draft-Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020

 

Njoftim përkonsultimin publik

 

Mbi Strategjinë:

(Draft) Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 (SKZHI) është dokumenti kryesor strategjik kombëtar që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit, duke siguruar përmbushjen e standardeve dhe progresin në procesin e integrimit evropian.

 

SKZHI 2015-2020 kombinon agjendën zhvillimore me proceset integruese të vendit, duke përmbledhur vizionin, prioritetet dhe objektivat madhore kombëtare. SKZHI 2015-2020 është një platformë kyçe për planifikimin e zhvillimit të vendit për periudhën 5 vjeçare 2015-2020.

 

Qëllimi i procesit të konsultimit:

 

Mbledhja e rekomandimeve dhe komenteve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, partnerët socialë dhe për zhvillim, mbi adresimin e sfidave të zhvillimit dhe integrimit, orientimin e reformave të vendit në nivel afatmesëm, si dhe pasurimin e këtij dokumenti me mendimet mbi reformat dhe prioritetet strategjike të vendit.

 

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 30 ditëve, në adresën: info@konsultimiskzhi.gov.al

 

SHKARKO KËTU dokumentin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015 - 2020

 

Faleminderit!