Këshilli i Evropës

Shqipëria dhe Këshilli i Evropës

Shqipëria ka funksionuar si demokraci parlamentare pluraliste që nga zgjedhjet e pranverës së vitit 1991. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dërgoi vëzhgues në këto zgjedhje. Në vijim të konkluzioneve të misionit vëzhgues, si dhe të zhvillimeve të mëvonshme politike, parlamentit shqiptar ju dha statusi i “të ftuarit të veçantë”, më 25 nëntor 1991. 

Që nga prilli i vitit 1991 e deri në shtator të vitit 1993 u ndërtua kuadri ligjor për zhvillimin e demokracisë me anë të tetë ligjeve të një karakteri kushtetues. Këto ligje siguruan ndërtimin e nje Republike parlamentare dhe ndarjen e pushteteve. Po kështu, ligjet përmbanin një listë me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, pas konsultimeve me ekspertë ndërkombëtarë.   

Më 4 maj 1992, Shqipëria bëri kërkesë për të hyrë në KE. Me anë të Rezolutës (92)9, të datës 21 maj 1992, Komiteti i Ministrave i kërkoi Asamblesë Parlamentare të jepte një opinion në përputhje me Rezolutën e Statutit (51) 30 A. 

Duke filluar nga maji 1992 Komitetet e Asamblesë dhe Raportuesit e tyre zhvilluan disa vizita të njëpasnjëshme në vend. Në janar 1993 filloi zbatimi i një programi bashkëpunimi i organizuar nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Evropës në fushat e të drejtave të njeriut dhe të shtetit ligjor. Programi trajtoi midis të tjerash përgatitjen e gjykatësve, avokatëve dhe policisë, reformën në prokurori, në sistemin gjyqësor, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në burgje; hartimin e kodit civil dhe penal dhe kodet e procedurave përkatëse.

Kodi i ri Civil i Republikës së Shqipërisë hyri në fuqi në nëntor 1994. Kodi i ri Penal dhe Kodi i Procedurave Penale hynë në fuqi respektivisht më 1 qershor dhe në 1 gusht 1995. Në 23 mars 1995 u arrit një marrëveshje për një Komision të ri të përbashkët të Komunitetit Europian dhe Këshillit të Evropës për programin e reformës në sistemin ligjor.

Asambleja vlerësoi se Shqipëria, në kuptimin e Nenit 4 të Statutit, ishte në gjendje dhe e gatshme të përmbushë kushtet për anëtarësi në Këshillin e Evropës, sikurse përcaktohen në Nenin 3:”Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e shtetit ligjor dhe parimin se çdo person nën juridiksionin e tij gëzon të njëjtat të drejta njerëzore dhe liri themelore, dhe të bashkëpunojë sinqerisht dhe efektivisht për realizimin e qëllimeve të tij. 

Duke nënkuptuar se Shqipëria i interpreton njëlloj me të angazhimet që ka marrë ashtu sikurse përcaktohen ato në paragrafet 13 dhe 16 të Statutit, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës shprehu një Opninion të favorshëm (Opinioni nr. 189, 1995), për pranimin e kërkesës për anëtarësim nga ana e Shqipërisë. 

Te trembëdhjetë pikat e Opinionit 189 (1995) të Asamblesë Parlamentare përbëjnë bazën e detyrimeve dhe angazhimeve të ndërmarra nga shteti shqiptar në kuadër të anëtarësimit në KE. Deri më sot Shqipëria ka pëmbushur pothuaj të gjitha këto angazhime. 

Kryesimi nga Shqipëria i Komitetit të Ministrave të KiE-së (23 maj-9 nëntor 2012)

Republika e Shqipërisë kryesoi Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për herë të parë, që prej anëtarësimit të saj në 6-mujorin e dytë të vititi 2012 (23 maj-9 nëntor). Për të mbështetur dhe promovuar vlerat themelore të organizatës, Kryesia shqiptare u përqendrua në prioritetet e mëposhtme:

1. Promovimi i shoqërive demokratike të qëndrueshme;

2. Forcimi i demokracisë në nivel lokal dhe rajonal;

3. Forcimi i shtetit të së drejtës në Evropë;

4. Vazhdimi i reformës politike të organizatës;

5.Garantimi i funksionimit afatgjatë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;

6. Garantimi i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;

7.Stimulimi i dialogut në nivel ndërinstitucional dhe në nivel organizatash ndërkombëtare.
 
Moto e kryesisë shqiptare të Komitetit të Ministrave ishte “Të bashkuar në diversitet”, duke e parë diversitetin si një aset të rëndësisihëm të shoqërive demokratike evropiane, cka reflekton njëkohësisht edhe një vlerë tradicionale shqiptare. 

Bashkëpunimi Shqipëri- KiE

Dokumenti Programatik i Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës është një instrument strategjik dhe sektorial që parashikon një bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe bashkëkohor dhe synon të mbështesë vendin në përmbushjen e detyrimeve të tij në përputhje me standardet evropiane në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Fushat kryesore në dokument përfshijnë prioritetet politike të vendit (duke përfshirë kriteret për anëtarësim në BE), standardet dhe rekomandimet e organeve monitoruese të KiE-së si dhe përvojën e mëparshme të zbatimit të programeve të bashkëpunimit midis KiE-së dhe Shqipërisë.

Dokumenti i Bashkëpunimit mbështetej në këto fusha veprimi:

  • drejtësia;
  • lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar;
  • liria e shprehjes dhe shoqëria e informacionit;
  • anti-diskriminimi, respektimi i të drejtave të njeriut dhe përfshirja sociale;
  • qeverisja demokratike dhe pjesëmarrja.

Dokumenti i parë i Bashkëpunimit mbuloi periudhën 2012-2014 dhe i dyti periudhën 2015-2017. 

BE/KiE Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Instrumenti “Horizontal Facility” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë është një nismë bashkëpunimi ndërmjet BE dhe KiE-së për Evropën Juglindore. Ai është një nga rezultatet e Deklaratës së Qëllimit të nënshkruar më 1 prill 2014 nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, në të cilin të dy organizatat ranë dakord të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre me vendet perfituese në fushat kyçe me interes të përbashkët.

“Horizontal Facility” po zbatohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Turqi.

“Horizontal Facility” është një program tre-vjeçar, i cili zbatohet nga Këshilli i Evropës nga maji i vitit 2016, përgjatë një periudhe prej 36 muajsh. Buxheti i tij arrin në 25 milionë euro (80% të financuara nga BE, 20% nga KiE ). Nëpërmjet këtij instrumenti BE dhe KiE do të ndihmojnë përfituesit në Evropën Juglindore që të jenë në përputhje me standardet e KiE-së dhe acquis të BE në kuadër të procesit të zgjerimit.

Temat që mbulohen nga ky instrument përfshijnë:

  • Sigurimin e drejtësisë;
  • Luftën kundër krimit ekonomik;
  • Luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël (duke përfshirë LGBTI, pakicat dhe veçanërisht romët).