Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Këshilli i Bashkëpunimi Rajonal (RCC) është lançuar zyrtarisht në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, më 27 shkurt 2008, si vazhdues i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. RCC përbehet nga nga 46 vende, organizatata ndërkombëtare dhe institucione financiare.

Me vendimin e shkurtit  2013, të  Bordit të RCC-së, për miratimin e listës së anëtarëve të organizatës, në ndryshim nga lista paraardhëse, u vendos  përfaqësimi i Kosovës në RCC, jo më nën siglën e UNMIK, por atë të Kosovës (me asterix) duke shmangur paqartësitë e përfaqësimit të Kosovës në strukturat e RCC-së.

RCC fokusohet në promovimin dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore (EJL), me qëllim integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve aspirante, si dhe ofron kapacitetet operacionale dhe punon nën drejtimin politik të SEECP.

Në përputhje me statutin e tij dhe udhëhequr nga parimi i gjithë përfshirjes, detyrat kryesore të RCC-së janë:

  • Përfaqësimi i rajonit
  • Asistencë ndaj SEECP
  • Monitorim i aktiviteteve rajonale
  • Mbështetjen për përfshirjen e shoqërisë civile në aktivitetet rajonale etj.
  • Koordinimi dhe rigjenerimi i projekteve rajonale dhe krijimi i një klime të përshtatshme politike për zbatimin e tyre.
  • Afrimi i vendeve jo anëtare të BE-së me strukturat evropiane dhe integrimi i tyre në BE

Aktiviteti i RCC-së fokusohet në fushat prioritare të zhvillimit ekonomik dhe social,si:

  • zhvillimi ekonomik dhe social
  • infrastruktura dhe energjetika
  • çështje të drejtësisë
  • bashkëpunimi në fushën e sigurisë
  • ndërtimi i kapaciteteve humane
  • bashkëpunimi ndërparlamentar

Përpilimi dhe implementimi i Strategjisë dhe Planit të Punës për periudhën 2014-2016, lançuar në datën 28 shkurt 2013, në Sarajevë, në takimin e Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), përbën dokumentin themelor mbi të cilin do të organizohet puna e RCC.

RCC synon të fuqizojë përafrimin e institucioneve të BE-së dhe mbështetjen e tyre financiare lidhur me zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Punës për RCC, 2014-2016, si dhe SEE 2020.

Buxheti vjetor i Sekretariatit të RCC-së është nën 3 milion euro, ku  40% janë kontribut nga vendet e Evropës Juglindore, 30% nga Komisioni Evropian dhe 30% nga pjesëmarrësit e tjerë në RCC.

RCC-ka sekretariatin në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe një Zyrë ndërlidhëse në Bruksel.

Për më tepër informacion klikoni në: http://www.rcc.int/