Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC)

Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, është krijuar më 25 qershor 1992, në Stamboll, me nënshkrimin e Deklaratës së Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të 11 vendeve themeluese që janë: Shqipëria, Armenia, Azerbaxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina.

Shqipëria është anëtare bashkë themeluese e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi(BEDZ/BSEC).

Aktualisht vendeve anëtare të kësaj organizate u është shtuar edhe Serbia, duke e çuar në 12 vende anëtare, pjesëmarrjen në këtë organizatë.

Në Organizatë përveç 12 vendeve anëtare bëjnë pjesë me statusin e vëzhguesit edhe trembëdhjetë vende të tjera si: SHBA, Franca, Italia, Gjermania, Austria, Polonia, Sllovakia, Çekia, Bjellorusia, Kroacia, Tunizia, Egjipti dhe Izraeli.

Organizata ka profil ekonomik dhe fushat e veprimit të saj përqëndrohen në:

  • Infrastrukturën e transportit dhe komunikimit
  • Shkëmbimin e informacionit ekonomiko-tregtar
  • Standartizim/certifikimin e produkteve
  • Energji
  • Turizëm
  • Agrikulturë/agroindustry
  • Shkence dhe teknologji (etj)

Për të realizuar një bashkëpunim sa më efikas midis vendeve anëtare dhe për të mbuluar aktivitetet në fushat kryesore, Organizata ka krijuar disa organizma (related bodies) si:

  • Dimensioni Parlamentar i BEDZ-it – PABSEC, me qendër në Ankara
  • Asambleja Parlamentare e BEDZ-it – BSEC, me qendër në Stamboll
  • Këshilli i Biznesit të BEDZ-it, me qendër po në Stamboll
  • Qëndra Ndërkombëtare e Studimeve të Detit të Zi, me qendër në Athinë
  • Banka e Tregtisë dhe e Zhvillimit të Detit të Zi, me qendër në Selanik

Për të koordinuar punën e këtyre organizmave është ngritur Sekretariati i Përhershëm i BEDZ-it (PERMIS) me qendër në Stamboll, në drejtimin e të cilit u jepet mundësia vendeve anëtare të marrin pjesë në bazë të parimit të rotacionit.

Shqipëria është një pjesëmarrëse aktive në këtë organizatë duke kontribuar me qëndrimet e saj në çështjet që trajtohen në organizatë  dhe veçanërisht në kuadër të diskutimeve për reformimin e vazhdueshëm së organizatës, për bashkëpunimin BEDZ-BE, për ndryshimet organizative dhe strukturore, etj. Shqipëria ka mbajtur kryesinë e radhës së Organizatës në periudhën maj-tetor 2008. 

Për më tepër informacion klikoni në: http://www.bsec-organization.org