Përfaqësitë tona kryejnë disa funksione të një zyre të gjendjes civile bazuar në Ligjin 10129/09 “Për Gjendjen Civile”. Këto funksione kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të gjendjes civile ose ndryshimin e përbërësve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore i kryejnë shërbimet e tyre me aktet e gjendjes civile në bashkëpunim me MPB, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Aktet e përgatitura të gjendjes civile, në bazë të të cilave do të kryhen ndryshimet në Regjistrin Kombëtar, përcillen përmes MPJ, Drejtorisë Konsullore, për në MPB, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Ndryshimet kryhen nga zyrat përkatëse të gjendjes civile në qarkun ku shtetasi ka vendbanimin e përhershëm.
Për më shumë:
© Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 2018 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.