Aktet noteriale konsullore dhe përkthimi i dokumenteve

Aktet noteriale konsullore dhe përkthimi i dokumenteve

Aktet noteriale konsullore

Për sa nuk kufizohen nga legjislacioni Përfaqësitë tona lëshojnë me kërkesë të shtetasve dhe përpunojnë aktet noteriale si procesverbale, deklarata, autorizime, prokura të thjeshta, vërtetojnë nënshkrime, kopje ose ekstrakte dokumentesh.

Prokurat e thjeshta

Diplomatët konsullorë lejohet të redaktojnë prokura të thjeshta, me të cilat nënkuptohen prokura të caktuara të posaçme. Përmes tyre kalohen tagra përfaqësimi për veprime të thjeshta administrative, të cilat nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave e detyrimeve të pronësisë të të përfaqësuarit.

Për lëshimin e prokurave shtetasit paraqiten personalisht në përfaqësitë tona diplomatike e konsullore.

Për më shumë:

  1. Lëshimi i prokurave;
  2. Autentifikimi i nënshkrimeve;
  3. Njehsimi i kopjeve me origjinalin;
  4. Lëshimi i procesverbaleve;
  5. Lëshimi i ekstrakteve të dokumenteve;
  6. Lëshimi i deklaratave;
  7. Lëshimi i procesverbaleve;
  8. Lëshimi i vërtetimeve;

 

Përkthimi i dokumenteve

Përfaqësitë përkthejnë dokumente, kryesisht të gjendjes civile, nga gjuha e vendit në atë shqipe dhe anasjelltas, të cilat do të përdoren më tej në procedura administrative. Por ato dhe mund të vërtetojnë rregullshmërinë e përkthimit.

Për më shumë: Përkthimi i dokumenteve;