Çështjet e shtetësisë trajtohen nga MPB, Drejtoria e Shtetësisë. Kërkesat për marrjen dhe lënien e shtetësisë shtetasit shqiptarë dhe të huajt mund t’i paraqesin pranë përfaqësive tona jashtë shtetit, por dhe pranë drejtorive rajonale të policisë, në qarkun ku jetojnë në Shqipëri.
Kur kërkesat për marrje dhe lënie të shtetësisë paraqiten në përfaqësi, ato përcillen përmes MPJ për MPB, Drejtorinë e Shtetësisë. Pas trajtimit MPB, Drejtoria e Shtetësisë, ja kalon për vendim përfundimtar Presidencës, Zyrës për Shtetësinë.
Marrja e shtetësisë me natyralizim
Aplikimi për marrjen e shtetësisë me natyralizim bëhet nga të huajt vetëm pranë komisariateve lokale të Policisë së Shtetit. Trajtimi i tyre bëhet më tej nga Drejtoria e Shtetësisë në MPB dhe vendimi përfundimtar merret nga Presidenca, Zyra për Shtetësinë.
Për më shumë:
Marrja dhe lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me Dekret të Presidentit. Ligji shqiptar lejon marrjen e shtetësive të tjera, veç asaj shqiptare. Ligji shqiptar nuk lejon lënien e shtetësisë shqiptare, kur personat kërkues mbeten pa shtetësi.
© Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 2018 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.