Dokumentet e identitetit dhe udhëtimit

Dokumentet e identitetit dhe udhëtimit

Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike

Aplikimi pranë Zyrave të Gjendjes Civile

Për të aplikuar për pasaportë biometrike shtetasit shqiptarë duhet të paraqiten personalisht pranë Zyrave të Gjendjes Civile ku janë të regjistruar.

Aplikimi i shtetasve nën moshën 16 vjeç për pasaportë biometrike, bëhet vetëm në prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit të caktuar me prokurë të posaçme noteriale.

Pasaporta biometrike ka vlefshmërinë deri në 10 vjet. Pasaportat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç kufizohen në afat deri në 5 vjet.

Shtetasit deri në 6 vjeç pajisen me pasaportë biometrike pa u marrë shenjat e gishtave, por kurdoherë duke qenë prezentë në procesin e aplikimit.

Pajisja me pasaportë biometrike pranë zyrave të gjendjes civile bëhet brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. Në momentin e marrjes në dorëzim të kësaj pasaporte, shtetasit vihen ne dijeni për pavlefshmërinë e pasaportës së mëparshme.

Pasaporta biometrike mund të tërhiqet pranë drejtorive/komisariateve të policisë nga aplikanti, përfaqësues ligjor, përfaqësuesi me prokurë të posaçme ose nga një pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija).

Në pasaportën e re nuk lejohet të bëhen shënime për fëmijë të vegjël apo për zgjatje afati.

Aplikimi pranë Përfaqësive tona jashtë shtetit

Shtetasit shqiptarë me banim jashtë shtetit, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë biometrike ose kartë identiteti në njërën nga përfaqësitë:

Ambasada e RSh-së në Athinë, Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në  Selanik, Ambasada e RSh-së në Romë, Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në Milano, Misioni i RSh-së pranë BE-së në Bruksel, Ambasada e RSh në Londër, Zyra Konsullore e RSh-së  Nju Jork dhe Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në Mynih

Për më shumë për aplikimin në përfaqësi: 

1) Lëshimi i kartës së identitetit;

2) Lëshimi i pasaportës biometrike;

3) Lëshimi i pasaportës biometrike për fëmijët;

4) Ripajisje me pasaportë biometrike jashtë vendit;

Lëshimi i lejeve të kalimit

Lejet e kalimit lëshohen për të lejuar shtetasit që nuk kanë pasaportë të riatdhesohen. Me leje kalimi mund të hyjnë në Shqipëri dhe të huajt rezidentë, të cilët kanë humbur pasaportën jashtë shtetit.

Për më shumë:

1) Leje kalimi;

2) Leje kalimi për të mitur;

3) Leje kalimi për të huaj; 

Dokumentet bashkengjitur