Akreditimi i gazetarëve të huaj

Ky shërbim iu ofrohet gazetarëve dhe korrespondentëve të agjencive dhe mjeteve të huaja të informimit, të cilët kryejnë veprimtarinë e tyre, të përhershme apo të përkohshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë, në bazë të VKM 231, datë 2.10.1995.

Aplikuesi duhet të paraqesë kërkesën, të shoqëruar nga dokumentet e mëposhtme, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme:

1. Kërkesa e organit që dëshiron të akreditojë gazetarin apo korrespondentin e vet në Shqipëri, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme

2. Pasaporta e vlefshme e gazetarit ose korrespondentit

3. Jetëshkrim i gazetarit apo korrespondentit që do të akreditohet

4. Dy fotografi të gazetarit apo korrespondentit

Shërbimi i akreditimit të gazetarëve ofrohet kundrejt një pagese prej 1500 lekësh.