Aplikim për Asistencë të përgjithshme

APLIKIM PËR ASISTENCË TË PËRGJITHSHME

Përshkrimi

- Ruajtja e interesave të shtetasve shqiptarë, persona fizikë dhe juridik, në territorin e shtetit të vendqëndrimit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e atij shteti;

- Ruajtja e interesave të miturve dhe personave me aftësi të kufizuar, shtetas shqiptarë, sidomos kur për ta kërkohet vendosja e një kujdestarie, në përputhje me ligjet,rregulloret e shtetit pritës dhe aktet ndërkombëtare në fuqi;

- Rekomandimi i avokatëve dhe përkthyesve të liçensuar kur shtetasi shqiptar ka nevojë;

- Sqarimi i shtetasve shqiptarë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që u dalin bazuar në legjislacionin e vendit.

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike

2) Dokumenta të tjera (që i vijnë në ndihmë çështjes)

Hapat

e procedurës

Aplikohet Online tek sistemi nga qytetari

Qytetari merr përgjigje me email ose telefon

Tarifa e

shërbimit

Falas

Afatet e përgjigjes

Në varësi të rrethanave

Shënime

 

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU