Aplikim për Çertifikatë Lindje

APLIKIM PËR ÇERTIFIKATË LINDJE-vetëm Italia

Përshkrimi

Kërkesa për pajisje me çertifikatë lindje nga ana e shtetasve shqiptare rezident në Itali

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi
  2. Çertifikatë rezidence, lëshuar nga komuna italiane
  3. Ose Deklaratë personale për vendbanimin e lëshuar nga komuna
  4. Ose Kopje kontrate banimi e vlefshme jo më pak se 12 muaj, e noterizuar
  5. Ose Kartë identiteti italiane, ku shënohet vendbanimi
  6. Dokument provues për kujdestarin apo përfaqësuesin ligjor

Hapat

e procedurës

1) Aplikimi online

2) Paraqitja e dokumenteve me prezencë personale ose me postë

3) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë

4) Aplikuesi njoftohet me email për përfundimin e aplikimit dhe që i është dërguar me postë

Tarifa e

shërbimit

20 euro

Afatet e përgjigjes

5 ditë

Periudha e vlefshmërisë

6 muaj

Shënime

Nëse paraqitet kujdestari ose përfaqësuesi ligjor (kërkohet dokumenti provues). Për shtetasit nën 16 vjeç, kërkesa bëhet nga njëri prind. Certifikata mund të lëshohet edhe me foto.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU