Aplikim për Legalizimin e dokumenteve

APLIKIM PËR LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE

Përshkrimi

Legalizimi i dokumenteve të prodhuara nga institucionet e huaja

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike;

2) Dokumenti që do të legalizohet;

3) Mandat pagesa

Hapat e procedurës

1)Aplikimi online

2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari

4) Legalizim i dokumentit pasi është bindur që është i rregullt;

Rregullat

Postet Konsullore të Republikës së Shqipërisë kryejnë legalizimin e dokumenteve të prodhuara nga administrata e vendit pritës dhe ato të vendeve të tjera që mbulojnë; (për ato shtete që ende nuk janë bërë palë në Konventën e Hagës për Apostille-n)

Tarifa e

shërbimit

Për shtetasit shqiptar 20 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Për shtetsit e huaj zbatohet reciprociteti

Afatet e përgjigjes

-Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari ose dërgohet me postë

 

Shënime

  • Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti.
  • Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas. Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen, si çdo dokument tjetër i huaj.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU