Aplikim për Leje Kalimi

APLIKIM PËR LEJE KALIMI

Përshkrimi

Pajisja me Leje Kalimi e shtetasve shqiptarë të rritur dhe fëmijë, që nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri.

Dokumentacioni i nevojshëm

A) DOKUMENTET PER LEJE KALIMI PËR TË RRITUR

1) Pasaportë e pavlefshme (ose)

2) Kartë identiteti origjinale (ose)

3) Çertifikatë lindje  e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit (nëse ka)

4) Leje Drejtimi Automjeti, format i ri elektronik (nëse ka)

5) Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes);

6) Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor

7) 2 foto me përmasa 4x5 cm, dhe me sfond të bardhë;

8) Mandat pagesa

 

B) DOKUMENTET PËR LEJE KALIMI PËR FËMIJË

1) Pasaportë e pavlefshme (ose)

2) Kartë identiteti origjinale (ose)

3) Çertifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse (edhe e lëshuar nga autoritetet e huaja e apostiluar ose legalizuar),

4) Akti i lindjes i spitalit i certifikuar (apostilim ose legalizim)

5) Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes);

6) Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor

7) 2 foto të fëmijës me përmasa 4x5 cm, dhe me sfond të bardhë;

8) Mandat pagesa

Hapat

e procedurës

1) Aplikimi online

2) Verifikimi online nga konsulli

Rasti 1-Kur qytetari identifikohet (në sistemin TIMS)

Leja e Kalimit i dërgohet qytetarit me postë

Rasti 2-Kur qytetari nuk identifikohet

Qytetari duhet të paraqitet ta tërheqë Lejen e Kalimit në Përfaqësi.

Rasti 3 -Kur aplikohet për fëmijë

  1. Fëmija duhet të paraqitet në Përfaqësi së bashku me dy prindërit;
  2. Ose me njërin prind dhe me pëlqimin e prindit tjetër (Pëlqimi i prind që nuk paraqitet jepet nëpërmjet një deklarate noteriale ose një deklarate para nëpunësit të gjendjes civile, zyrtarë komunal/bashkiak (në vende që praktikohet), të firmosur dhe vulosur nga këta nënpunës;
  3. Për të miturin me një prind ose me kujdestar ligjor, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë ligjore mbi fëmijën.

Tarifa e

shërbimit

-30 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria

-I menjëhershëm, me postë ose në varësi të kohës së verifikimeve të nevojshme

-Afati i vlefshmërisë, sipas rrethanave 1 deri në 6 muaj

 

Shënime

  • Bëhet përjashtim “Leja e Kalimit”, pa qenë e nevojshme prania personale e personit, kur shtetasi është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast lejohet pranimi i kërkesës së bërë nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës, që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt;
  • Përjashtim bëhet dhe për arsye të forta shëndetësore, kur personi nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Sipas mundësive, konsulli shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri.

 

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU