Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)- vetëm për Italinë

APLIKIM PËR LEJE MARTESE (NULLA OSTA MATRIMONIO) - vetëm për Italinë

Përshkrimi

Kërkesa për pajisje me Leje martese (Nulla Osta) nga ana e shtetasve shqiptar rezident në Itali

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Certifikatën për lidhje martese, të lëshuara nga Gjendja Civile e Komunës/Bashkisë në Republikën e Shqipërisë dhe të vulosur nga Prefektura përkatëse në Shqipëri.

     2) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi (ID)

 

Hapat

e procedurës

1) Aplikimi online

2) Paraqitja e dokumenteve me postë;

3) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë

4) Aplikuesi njoftohet me email për përfundimin e aplikimit dhe që i është dërguar me postë

Tarifa e

shërbimit

30 euro

Afatet e përgjigjes

5 ditë

Periudha e vlefshmëria

6 muaj

Shënime

Gjendja Civile e Komunës/Bashkisë në Republikën e Shqipërisë lëshon certifikatën për lidhje martese, vetëm pasi shtetasi shqiptar të ketë plotësuar dokumentat për të bërë shpalljen e martesës në Gjendjen Civile në Shqipëri, ku është i regjistruar.

Rregulla të tjera

Lidhje martese mes dy shtetasve shqiptarë

  • Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri.
  • Nëse bashkëshortët e ardhshëm janë të ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.

Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio).

 

Lidhje martese mes një shtetasi/shtetase shqiptar/e dhe një shtetasi/shtetase italian

  • Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e Certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri.
  • Shtetasi Italian duhet të ketë me vete certifikatën e lindjes me atësi e mëmësi dhe certifikatën e shumëfishtë (në të cilën të përfshihen rezidenca, shtetësia dhe gjendja civile). Të dyja certifikatat duhet të jenë të legalizuara, me vulën "Apostile" , nga prefektura përkatëse italiane.
  • Nëse shtetasi shqiptar që do të martohet është i ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.

Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio).

 

Lidhje martese mes një shtetasi/ shtetase shqiptar/e dhe një shtetasi/ shtetase të huaj

  • Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e Certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri.
  • Shtetasi i huaj duhet të ketë me vete Lejen për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) të lëshuar nga konsullata e shtetit të tij në Itali.

 

Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio).

 

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU