Aplikim për Leje Transport Trupi

 

APLIKIM PËR LEJE TRANSPORT TRUPI

Përshkrimi

Pajisja me Lejen për transportimin në Shqipëri të trupit të shtetasit të vdekur

Dokumentacioni i nevojshëm

1)        Kopje e dokumentit të shtetasit të vdekur (p.sh.Pasaportë, ID)

2)        Çertifikatë vdekje apo akt vdekje, të lëshuara nga autoritetet përkatëse vendase, i cili duhet të jetë i legalizuar apo apostiluar (apostile)

3)        Kopje e dokumentit të aplikuesit (të familjarit apo personit të ngarkuar nga agjencia funerale)

4)        Nëse aplikuesi është agjencia funerale kërkohet dokumenti që familjarët kane autorizuar agjensinë për kryerjen e veprimeve

Hapat

e procedurës

1) Aplikimi online ose paraqitja personale e dokumentave

2) Verifikimi online nga konsulli ose në prezencë

Tarifa e

shërbimit

Falas

Afatet e përgjigjes

24 orë ose

në varësi të kohës së verifikimeve të nevojshme

Shënime

Familjarët e interesuar duhet të marrin aktin e vdekjes dhe ta legalizojnë apo apostilojnë (sipas rregullave). Kjo bën të mundur çregjistrimin e shtetasit të vdekur nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri, në të cilin ai figuron i regjistruar.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU