Aplikim për Lënie Shtetësie

APLIKIM PËR LËNIE SHTETËSIE

Përshkrimi

Heqja dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se është marrë një shtetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e një shtetësie tjetër.

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë

2) Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës

3) Certifikata e lindjes e aplikuesit

4) Dëshmi penaliteti

5) Vërtetim nga gjykata e rrethit

6) Vërtetim nga prokuroria

7) Vërtetim nga zyra e përmbarimit

8) Vërtetim nga kryetari i njësisë administrative që është banor i asaj njësie, në të cilën konfirmohet adresa e saktë

9) Certifikatë martese e aplikuesit, nëse është i martuar

10) Certifikatë e gjendjes familjare në shtetin ku banon

11) Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre të moshës së mitur

12) Dokumenti që vërteton vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër

13) Mandat pagesa

Hapat

e procedurës

1)Aplikimi online

2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4)Paraqitja e dokumentacionit origjinal personalisht nga aplikuesi

5)Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (MPB,Presidenca)

6)Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente

Tarifa e

shërbimit

30 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes

3 muaj

Rregullat

  • Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vule apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.
  • Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
  • Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
  • Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi.
  • Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit.
  • Dokumenti i premtimit të shtetësisë tjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit.

 

 

Shënime

  • Aplikimet për lënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
  • Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime.
  • Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë të interesuarit.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU