Aplikim për Lidhje Martese me shqiptar

 

APLIKIM PËR LIDHJE MARTESE ME SHQIPTAR/E

Përshkrimi

Lidhja e marteses në përfaqësi, kur të dy bashkëshortët e ardhshëm janë shtetas shqiptarë

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Dokument identiteti, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letërnjoftimi;

2) Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës për shtetasin shqiptar;

4) Certifikatë për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj, për secilin shtetas shqiptar;

5) Dokument i vlefshëm identiteti për dëshmitarët;

Hapat

e procedurës

1) Aplikimi online

2) Paraqitja personalisht e të interesuarve para konsullit, ku bëhet verifikimi i identitetit të tij

3) Paraqitja e dëshmitarëve

4) Paraqitja e dokumenteve origjinale

5) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën

 

Tarifa e

shërbimit

30 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes

Njoftimi paraprak për lidhjen e martesës (brenda 5 ditëve nga data e aplikimit);

Lidhja e martesës, menjëherë në ditën e paraqitjes.

Periudha e vlefshmëria

Regjistrimi deri në 3 muaj

Shënime

  • Konsulli mund ti lëshojë të interesuarit dublikatë të aktit të martesës ose vërtetim çertifikatë martese
  • Lidhja martesore kryhet nëse ligji i vendit pritës nuk e ndalon.
  • Lidhja martesore kryhet nëse nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dypalëshe nëse ekziston midis dy vendeve.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU