Aplikim për Lidhje Martese me Shtetas Shqiptar/e

Aplikim për Lidhje Martese me Shtetas Shqiptar/e
PërshkrimiLidhja e marteses në përfaqësi, kur të dy bashkëshortët e ardhshëm janë shtetas shqiptarë
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Dokument identiteti, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letërnjoftimi;
2) Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës për shtetasin shqiptar;

4) Certifikatë për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj, për secilin shtetas shqiptar;

5) Dokument i vlefshëm identiteti për dëshmitarët;
Hapat
e procedurës
1) Aplikimi online
2) Paraqitja personalisht e të interesuarve para konsullit, ku bëhet verifikimi i identitetit të tij

3) Paraqitja e dëshmitarëve

4) Paraqitja e dokumenteve origjinale

5) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën
Tarifa e
shërbimit
30 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes Njoftimi paraprak për lidhjen e martesës (brenda 5 ditëve nga data e aplikimit);
Lidhja e martesës, menjëherë në ditën e paraqitjes.

Periudha e vlefshmëria Regjistrimi deri në 3 muaj
ShënimeKonsulli mund ti lëshojë të interesuarit dublikatë të aktit të martesës ose vërtetim çertifikatë martese
Lidhja martesore kryhet nëse ligji i vendit pritës nuk e ndalon.
Lidhja martesore kryhet nëse nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dypalëshe nëse ekziston midis dy vendeve.
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU