Aplikim për Lidhje Martese me shtetas të huaj

Aplikim për Lidhje Martese me shtetas të huaj
PërshkrimiLidhja e marteses në përfaqësi, kur të njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është i huaj.
Dokumentacioni i nevojshëm a) Dokumentat për shtetasin shqiptar/e:
1) Dokument identiteti, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letërnjoftimi;

2) Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës për shtetasin shqiptar;

3) Certifikatë lindje, jo më e vjetër se 3 muaj, për shtetasin shqiptar, lëshuar për lidhje martese;

4) Certifikatë për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj për shtetasin shqiptar, lëshuar për lidhje martese;

5) Dokument i vlefshëm identiteti për dëshmitarët;



Dokumentat për shtetasin e huaj:
leja e martesës nga vendi i origjinës;
vërtetim për leje martese nga Ambasada e vendit të origjinës, e akredituar në vendin pritës (ose nga Ambasada respektive që e mbulon shtetin ku kryhet martesa, në rastin kur nuk ka Ambasadë të akredituar), i cili konfirmon gjendjen civile të tij;
çertifikatë lindje;
fotokopje e pasaportës;
dokumentacioni duhet të jetë i legalizuar sipas VKM nr. 134, datë 7 mars 2003;
dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuara nga autoritetet kompetente të vendit pritës;
Hapat
e procedurës
1) Aplikimi online
2) Paraqitja personalisht e të interesuarve para konsullit, ku bëhet verifikimi i identitetit të tij

3) Paraqitja e dëshmitarëve

4) Paraqitja e dokumenteve origjinale

5) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën
Tarifa e
shërbimit
30 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes Njoftimi paraprak për lidhjen e martesës (brenda 5 ditëve nga data e aplikimit);
Lidhja e martesës, menjëherë në ditën e paraqitjes.
Periudha e vlefshmëria Regjistrimi deri në 3 muaj
Shënime
Konsulli mund ti lëshojë të interesuarit dublikatë të aktit të martesës ose vërtetim çertifikatë martese
Lidhja martesore kryhet nëse ligji i vendit pritës nuk e ndalon.
Lidhja martesore kryhet nëse nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dypalëshe nëse ekziston midis dy vendeve.
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU