Aplikim për Lidhje Martese me të huaj

APLIKIM PËR LIDHJE MARTESE ME TË HUAJ

Përshkrimi

Lidhja e marteses në përfaqësi, kur të njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është i huaj.

Dokumentacioni i nevojshëm

a) Dokumentat për shtetasin shqiptar/e:

1) Dokument identiteti, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letërnjoftimi;

2) Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës për shtetasin shqiptar;

3) Certifikatë lindje, jo më e vjetër se 3 muaj, për shtetasin shqiptar, lëshuar për lidhje martese;

4) Certifikatë për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj për shtetasin shqiptar, lëshuar për lidhje martese;

5) Dokument i vlefshëm identiteti për dëshmitarët;

 

  1. Dokumentat për shtetasin e huaj:
  1. leja e martesës nga vendi i origjinës;
  2. vërtetim për leje martese nga Ambasada e vendit të origjinës, e akredituar në vendin pritës (ose nga Ambasada respektive që e mbulon shtetin ku kryhet martesa, në rastin kur nuk ka Ambasadë të akredituar), i cili konfirmon gjendjen civile të tij;
  3. çertifikatë lindje;
  4. fotokopje e pasaportës;
  5. dokumentacioni duhet të jetë i legalizuar sipas VKM nr. 134, datë 7 mars 2003;
  6. dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuara nga autoritetet kompetente të vendit pritës;

 

Hapat

e procedurës

1) Aplikimi online

2) Paraqitja personalisht e të interesuarve para konsullit, ku bëhet verifikimi i identitetit të tij

3) Paraqitja e dëshmitarëve

4) Paraqitja e dokumenteve origjinale

5) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën

 

Tarifa e

shërbimit

30 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes

Njoftimi paraprak për lidhjen e martesës (brenda 5 ditëve nga data e aplikimit);

Lidhja e martesës, menjëherë në ditën e paraqitjes.

Periudha e vlefshmëria

Regjistrimi deri në 3 muaj

Shënime

  • Konsulli mund ti lëshojë të interesuarit dublikatë të aktit të martesës ose vërtetim çertifikatë martese
  • Lidhja martesore kryhet nëse ligji i vendit pritës nuk e ndalon.
  • Lidhja martesore kryhet nëse nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dypalëshe nëse ekziston midis dy vendeve.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU