Aplikim për Njësimin e kopjes me origjinalin

APLIKIM PËR NJEHSIMIN E KOPJES ME ORIGJINALIN

Përshkrimi

Njehsimi i kopjeve të dokumenteve të lëshuara nga autoritetet shqiptare ose autoritetet e vendit pritës me origjinalin

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike;

2) Dokumenti origjinal i nënshkruar, i vlefshëm dhe i lëshuar nga autoriteti përgjegjës;

3) Mandat pagesa

Hapat

e procedurës

1)Aplikimi online

2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari

4) Vërtetimi i njehsimit të kopjes me origjinalin pasi është bindur që është i rregullt;

Tarifa e

shërbimit

20 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria

-Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari ose dërgohet me postë

 

Shënime

  • Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë dhe vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti;
  • Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas;
  • Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU