Aplikim për Pasaportë dhe Kartë Identiteti

APLIKIM PËR PASAPORTË DHE KARTË ID 

Përshkrimi

Pajisja e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike dhe ID

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. Aplikon për herë të parë

Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë (për shtetasit mbi 16 vjeç).

(Lëshohet pasaportë dhe kartë identiteti, vlefshmëria 10 vjet)

- Pasaportë e modelit të vjetër

- Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri), nëse ka

- Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)

 

Pajisja me pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç)

(Lëshohet vetëm pasaportë, vlefshmëria 5 vjet)

- Çertifikatë familjare  ose

- Çertifikatë lindje

- Pasaportë e modelit të vjetër (nëse ka)

- Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)

  1. Ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit
  • Rinovimi kur ka skaduar afati i dokumentit

- Pasaporta dhe karta e identitetit e skaduar

  1. Ka humbur vetëm pasaportën
  • Ripajisje kur ka humbur vetëm pasaporta

- Kartën e identitetit shqiptare

- Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës dhe/ose

- Pasaportë e modelit të vjetër

-Çertifikatë familjare dhe/ose

- Çertifikatë lindje

- Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja (legalizuar dhe përkthyer)

  1. Ka humbur dokumentet pasaportë dhe kartë identiteti
  • Ripajisje kur ka humbur pasaporta dhe karta e identitetit

- Pasaportë e modelit të vjetër dhe/ose

- Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri) dhe/ose

- Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës

- Denoncimi për humbjen e dokumentit (kartë identiteti dhe pasaporta) në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja

  1. Ka dëmtuar pasaportën
  • ripajisje kur duhet zëvendësuar pasaporta e dëmtuar ose kur janë plotësuar të gjithë fletët e saj.

- Pasaporta dhe karta e identitetit të dëmtuar

 

Hapat

e procedurës

Hapat e procedurës për kartën e identitetit dhe pasaportën (për shtetasit mbi 16 vjeç).

1) Paraqitja personale dhe verifikimi i identitetit

2) Konfirmimi i të dhënave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile

3) Marrja e fotos dixhitale

4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve

5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik

6) Rimarrja e shenjave biometrike për tërheqjen e ID

Hapat e procedurës për pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç)

1) Paraqitja personale (shtetasi nën 16 vjeç shoqërohet të paktën nga njëri prind, ose nga kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme) dhe verifikimi i identitetit

2) Konfirmimi i të dhënave me Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;

3) Marrja e fotos dixhitale

4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve

5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik (nënshkruan prindi kur femija nuk mund të shkruajë)

 

Tarifa e

shërbimit

 

Karta ID

Pasaport Biometrike

1) Greqi, Itali:

12 euro

1) Greqi, Itali:

130 euro

2) Bruksel:

16 euro

2) Bruksel:

170 euro

3) Angli:

13 paund

3) Angli:

144 paund

4) Mynih:

16 euro

4) Mynih:

170 euro

5) SHBA:

18 $

5) SHBA:

240 $

 

Përfaqësitë ku aplikohet

1) Ambasadat e RSH: Athinë; Romë; Londër; Bruksel.

2) Konsullatat e Përgjithshme: Selanik; Milano, Mynih.

3) Zyra konsullore: Pranë Misionit të RSH-së, Nju Jork.

Afatet e përgjigjes

20 deri 30 ditë

 

Shënime

  • Nëse një shtetas ka bërë aplikimin për ID në Shqipëri dhe nuk e ka tërhequr dot për arsye të ndryshme, atëherë ai duhet të paraqitet në një nga përfaqësitë, të bëjë një deklaratë para konsullit për anullimin e aplikimit të bërë në Shqipëri dhe lejohet të aplikojë vetem pas marrjes së miratimit nga ALEAT.
  • Për fëmijet tërheqja e pasaportës bëhet nga prindi, kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme).

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU