Aplikim për Procesverbal

APLIKIM PËR PROCESVERBAL

Përshkrimi

Lëshimi i procesverbaleve, për të dokumentuar ndodhi apo procese të ndryshme

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Dokument identifikimi si pasaportë ose kartë identiteti biometrike;

2) Dokumente mbështetëse për lëshimin e procesverbalit, nëse do të jetë e nevojshme;

3) Paraqitja e të dhënave të nevojshme për ndodhinë apo procesin për të cilin kërkohet procesverbali;

4) Mandat pagesa

Hapat

e procedurës

1)Aplikimi online

2)Verifikimi online nga konsulli

3) Paraqitja personalisht e personit të interesuar para konsullit ku bëhet verifikimi i identitetit të tij;

4) Verifikimi i të dhënave për ndodhinë apo procesin, për të cilin kërkohet dokumentimi me procesverbal;

5) Konsulli përpilon procesverbalin në dy kopje origjinale;

6) Nënshkrimi i procesverbalit nga konsulli dhe personi i interesuar;

7) Njëra nga procesverbalet i dorëzohet personit të interesuar;

 

Rregullat

Lëshohen lloje të ndryshme deklaratash, p.sh. Procesverbal për njohje atësie,

Tarifa e

shërbimit

20 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria

-Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari.

-5 ditë

 

Shënime

  • Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë e procesverbalit të kërkuar, kryhet verifikimi i të dhënave të përmbajtjes së saj përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti;
  • Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas;
  • Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU