Aplikim për Prokurë të Posaçme

APLIKIM PËR PROKURË TË POSAÇME

Përshkrimi

Përpilimi i prokurave të thjeshta nga konsujt për shtetasit shqiptarë me banim jashtë shtetit.

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike;

2) Fotokopje e dokumentit të identifikimit të personit që do të autorizohet;

3) Dokumente mbështetëse me të cilat justifikohet mjaftueshëm lëshimi i aktit konsullor

4) Mandat pagesa

Hapat

e procedurës

1) Aplikimi online

2) Verifikimi online nga konsulli

3) Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4) Konsulli përpilon prokurën në dy kopje origjinale

5) Nënshkrimi i prokurës nga konsulli dhe personi i interesuar

6) Njëra prokurë i dorëzohet personit të interesuar

 

Tarifa e

shërbimit

20 euro faqja ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria

-Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari.

-Vlefshmëria e prokurës është e kufizuar deri në një vit.

 

Rregullat

  1. Prokurat e lejuara për lëshim nga nëpunësit konsullor:
  1. prokura të thjeshta, të cilat janë prokura të posaçme për veprime të thjeshta përfaqësimi dhe që nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen në thelb të të drejtave dhe detyrimeve të përfaqësuarit.
  2. prokura për tërheqje dokumentesh të Gjendjes Civile në Shqipëri, shpallje martese, tërheqje pasaporte, tërheqje diplomash dhe dokumente shkollorë, tërheqjen e dëshmive të penalitetit si dhe tërheqjen e dokumenteve pranë autoriteteve private, etj.
  3. prokura për ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të Gjendjes Civile, si regjistrime lindjesh, martese, ndarje nga trungu familjar, denoncimin e humbjes së dokumenteve (kur shteti pritës nuk pranon marrjen e denoncimeve të kësaj natyre), procedura për legalizimin e shtëpive (pranë ALUIZN-it) ose të ngjashme me to dhe tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, etj.
  4. Prokurat për tërheqje pensioni, përdorim të përkohshëm automjeti dhe kryerjen e formaliteteve për qiradhënie të objekteve të banimit, etj.
  5. prokura për përfaqësimin në proces gjyqësore për çështje divorci dhe për njohje të vendimeve të një gjykate të huaj, në Shqipëri; (p.sh. njohjen e vendimit të divorcit të bërë në një shtet të huaj, etj.)

 

B) Prokurat që nuk lejohen të lëshohen nga nëpunësit konsullor:

  1. prokura të përgjithshme.
  2. prokura për kontrata që kanë të bëjnë me kalimin e pronësisë të sendeve të luajtshme; (p.sh, kontrate shitblerje apartamenti apo prone etj.)
  3. prokura për kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme; (p.sh, kontrate shitblerje makine etj.)
  4. prokura për të drejtat e uzufruktit, përdorimit e bujtjes, enfiteozës e servitutit dhe të drejta të tjera reale;
  5. prokura për kontrata garancie mbi përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata me veprime juridike;
  6. Si dhe çdo prokurë tjetër që nuk është listuar në prokurat e lejuara të përmenduara më sipër në shkronjën A.

 

 

Shënime

  • Me kërkesë të porositësit, nëpunësi konsullor mund të bëje revokimin e një prokure, vetëm në rastet kur ky akt noterial është lëshuar nga po ai post konsullor dhe për pasojë disponohet praktika paraardhëse në arkiv.
  • Do të jetë vetë personi porositës që kërkon revokimin që do të njoftojë për lëshimin e aktit revokues institucionet e interesuara, publike apo private.
  • Postet konsullore kryejnë veprime në cilësinë e noterit, vetëm për shtetasit shqiptarë, që banojnë në juridiksionin që mbulon përfaqësia diplomatike apo konsullore.
  • Për prokurat e tjera që nuk lëshohen nga postet konsullore, personat e interesuar i drejtohen noterëve vendas.
  • Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas;
  • Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri prokurat e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU