Aplikim për Regjistrim fëmije

APLIKIM PËR REGJISTRIM FËMIJE

Përshkrimi

Regjistrimi i fëmijëve shqiptarë të lindur jashtë shtetit.

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

2) Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

3) Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri;

4) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve

Hapat

e procedurës

1) Aplikimi online

2) Paraqitja e dokumenteve me prezencë personale ose me postë;

3) Verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor;

Tarifa e

shërbimit

Falas

Afatet e përgjigjes

3 muaj

Shënime

  • Deklarata noteriale apo Deklarata prindërore mund të formulohet para konsullit (shih aktet noteriale).
  • Përkthimi mund të bëhet në përfaqësinë diplomatike dhe konsullore (shih përkthimi i dokumenteve).
  • Akti i lindjes së spitalit, pa emër fëmije (bebe) duhet të legalizohet ose apostilohet nga autoritetet kompetente të huaja.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU