Aplikim për Rifitim Shtetësie Shqiptare

 

APLIKIM PËR RIFITIM SHTETËSIE SHQIPTARE

Përshkrimi

Rifitimi i shtetësisë nga personi që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër. Personi e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk ka fituar shtetësinë e premtuar.

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

2) Çertifikata e lindjes;

3) Certifikata familjare;

4) Relacioni shpjegues dhe konfirmimi nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura përkatëse lidhur me shtetësinë që kanë ose kanë pasur prindërit e çdo aplikuesi;

5) Deklarata noteriale e çdo aplikuesi madhor, ku deklarohet se nuk ka fituar shtetësi tjetër dhe se aktualisht është person pa shtetësi;

6) Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor;

7) Çertifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi;

8) Fotografia e aplikuesit (1 copë).

9) Mandat pagesa.

Hapat

e procedurës

1)Aplikimi online

2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4)Paraqitja e dokumentacionit origjinal personalisht nga aplikuesi

5)Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (MPB,Presidenca)

6)Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente

Tarifa e

shërbimit

30 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes

3 muaj

Rregullat

  • Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vule apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.
  • Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
  • Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
  • Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi.
  • Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit.
  • Dokumenti i premtimit të shtetësisë tjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit.

 

 

Shënime

  • Aplikimet për rifitimin e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
  • Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime.
  • Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë të interesuarit.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU