Aplikim për Shtetësi Shqiptare me njohje

 

APLIKIM PËR SHTETËSI SHQIPTARE ME NJOHJE

Përshkrimi

Fitimi i shtetësisë me njohje për persona me origjinë shqiptare

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Kërkesa e shtetasit (të huaj) drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme;

2) Formulari i kërkesës për njohjen e shtetësisë për personin me origjinë shqiptare (tip A);

3) Fotokopje të dokumentit të identifikimit;

4) Certifikatë lindje;

5) Certifikatë familjare;

6) Dëshmi penaliteti e legalizuar ose e pajisur me vulë apostille dhe e përkthyer;

7) Dokumentacioni mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar (deri në tre shkallë) dhe se i paralinduri dhe aplikuesi nuk kanë hequr dorë nga zotërimi i shtetësisë shqiptare

8) Mandat pagesa

Hapat

e procedurës

1)Aplikimi online

2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4)Paraqitja e dokumentacionit original, personalisht nga aplikuesi

5)Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (MPB,Presidenca)

6)Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente

Tarifa e

shërbimit

30 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes

3 muaj

Rregullat

  • Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.
  • Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
  • Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
  • Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi.
  • Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit.
  • Dokumenti i premtimit të shtetësisë tjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit.

 

 

Shënime

  • Aplikimet për dhënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
  • Aplikimet për fitimin e shtetësisë me natyralizim dorëzohen vetëm pranë Komisariateve të Policisë në Shqipëri.
  • Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime.
  • Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë të interesuarit.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU