Aplikim për Vizë

APLIKIMI PËR VIZË

Përshkrimi

 

Viza e tipit “D”, jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe kur, për t’u pajisur me leje qëndrimi, pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë. Vlefshmëri njëvjeçare, me një, dy apo më shumë hyrje-dalje

Viza D-qëndrim afatgjatë në Republikën e Shqipërisë, pas hyrjen aplikohet për leje qëndrimi

Viza e tipit “C”, jepet për shtetasit e huaj që kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë. Lëshohet me një, dy ose shumë hyrje.

Viza C-qëndrim afatshkurtër në Republikën e Shqipërisë

Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha kategoritë për t’u pajisur me vizë të tipit D dhe C

 

1) Formulari i aplikimit të vizës plotësohet online (Aplikuesi printon dhe firmos formularin e plotësuar)

2) Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e

aplikimit për vizë

3) Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3

muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar )

4) Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.

5) Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim

VIZA E TIPIT D

DOKUMENTAT E NEVOJSHME NË VARTËSI TË TIPIT DHE QËLLIMIT TË VIZËS

 

Viza për veprimtari ekonomike (D/AE)

 

Viza për veprimtari profesionale (D/AP)

 

Viza për veprimtari tregtare (D/AT)

 

Viza për veprimtari punësimi (D/APU)

 

A) Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi është shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare)

B) Dokumentin që provon veprimtarinë apo aftësinë profesionale, tregtare në vendin e aplikuesit, me të cilën lidhen motivet e kërkesës së vizës

C) Në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues

D) Fotokopjen e lejes së punës, të lëshuar nga autoriteti shqiptar

 

 

Viza për qëllime studimi (D/ST)

 

A) Dokumenti që vërteton regjistrimin/pranimin në një institucion arsimor shqiptar

B) Garanci që vërteton mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit

C) Dokumenti i sigurimit shëndetësor, që përkon mer kohëzgjatjen e qëndrimit

D) Dokumentin që vërteton strehimin në territorin e Republikës së Shqipërisë

E) Dokumenti që provon njohjen e gjuhës me të cilën do të kryej studimet.

 

 

 

 

Viza për bashkim familjar(D/BF)

 

A) Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare)

B) Certifikatë familjare të muajit të fundit që vërteton lidhjen e personit që kërkon bashkim familjar

C) Dokumente shtesë që provojnë lidhjen e qëndrueshme me personin që kërkon bashkim familjar

D) Dokumente që provojnë se pritësi i huaj (me banim në Shqipëri) ka kushte të përshtatshme për banim

E) Fotokopje e noterizuar e dokumentit që provon se pritësi i huaj (me banim në Shqipëri) është i punësuar apo i vetëpunësuar dhe ka të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetën e personave që ka ftuar dhe që mund të jenë nën përgjegjësinë e tij.

 

Viza për veprimtari humanitare ose fetare (D/VHF)

A) Fotokopje e noterizuar të licencës së ushtrimit të veprimtarive humanitare

B) Fotokopje e lejes së punës ose certifikatës së regjistrimit për punë

C) Deklaratë për motivin e punës nga subjekti i bashkësisë fetare

 

Viza diplomatike ose vizë shërbimi (D/DS)

A) Nota verbale nga institucioni

B) Ftesën nga institucioni pritës, kur është e nevojshme

 

Viza për qëllime punësimi stinor(D/PS)

 

A) Ftesë nga pritës

B) Fotokopje e noterizuar të kontratës së punës me pritësin në Shqipëri

C) Fotokopje e lejes së punës lëshuar nga autoriteti shqiptar

D) Dokumenti i cili provon regjistrimin e të huajit në institucionet e vendit të origjinës

Viza për motive humanitare (D/H

 

A) Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare)

B) Dokumente që provojnë motivet humanitare

VIZA E TIPIT C

DOKUMENTAT E NEVOJSHME NË VARTËSI TË TIPIT DHE QËLLIMIT TË VIZËS

 

Viza për turizëm (C)

 

A) Dokumentin e rezervimit vajtje-ardhje të biletës;

B) Prenotim hoteli ose dokumente ne lidhje me strehimin gjatë qëndrimit;

C) Dokumente që provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës;

 

Viza për turizëm, të organizuar në grupe turistike, të ftuar nga një shoqëri turistike shqiptare(C)

A) Fotokopje pasaporte;

B) Fotokopjen e noterizuar të licencës të shoqërisë turistike shqiptare, e cila fton grupin e huaj turistik;

 

Vizë për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare (C)

 

A) Ftesa nga subjekti pritës;

B) Rezervimi i hotelit apo deklarata e mikpritjes;

C) Dokumente qe provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës;

 

Vizë për motive zyrtare (C)

A) Ftesë nga institucioni pritës;

B) Notë verbale nga institucioni ku i huaji është i punësuar;

 

 

Vizë për motive mjekësore (C)

 

A) Ftesë nga institucioni pritës;

B) Epikrizë (origjinale ose fotokopje) të lëshuar nga një doktor vendas në Shqipëri

C) Deklaratë e institucionit spitalor në Shqipëri për detajet e trajtimit mjekësor si dhe subjekti që do t’i mbulojë këto kosto;

D) Mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet;

E) Sigurim shëndetësor për shoqëruesit e të sëmurit

 

Vizë për motive profesionale, tregtare dhe biznesi (C)

 

A) Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare)

B) Dokument që provon veprimtarinë profesionale, tregtare dhe biznesi;

C) Dokumente që provojnë statusin juridik të subjektit tregtar;

D) Fotokopje e certifikatës së regjistrimit në punë në vartësi të qëllimit të pajisjes me vizë (për vizat nga 60-90 ditë) sipas nenit 73, të ligjit 108/2013 ”Për të huajt”;

Afati i përgjigjes dhe përpunimit të aplikimit

 

Afati i vlerësimit të kërkesës zgjat deri 15 ditë dhe për raste përjashtimore zgjat deri në 30 ditë.

Aplikimi i vizës për fëmijët nën 18 vjeç

 

Aplikimi i vizës për fëmijë nën 18 vjeç bëhet nga njëri ose dy prindërit, ose kujdestari ligjor ose personi që e ka në ngarkim

Rastet kur fëmijët nën 18 vjeç nuk kanë pasaportë

 

Për fëmijet nën 18 vjeç, kur nuk kanë pasaportë personale, viza shënohet në vizën e prindit ose të kujdestarit ligjor, në pasaportën e të cilit është regjistruar apo shënuar.

 

 

Përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes personale në Ambasadë ose Konsullatë për kategoritë:

 

  • Mbajtësit e pasaportave diplomatike;
  • Rastet humanitare;
  • Personalitetet e larta shtetërore, bashkëshortët/et e tyre shoqërues/e, si dhe delegacionet që i shoqërojnë në vizitat zyrtare;
  • I huaji me titull mbretëror dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore në vizitat zyrtare;
  • Të huajt e organizuar në grupe turistike;
  • Të huajt të cilët kanë aplikuar vetë më parë për një afat prej 59 muajsh (ose 4 vjet e 11 muaj)

Përjashtimi për tu pajisur me vizë për të hyrë dhe qëndruar në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë për 180 ditë

 

a) Shtetasit e huaj që janë të pajisur me një vizë të vlefshme Shengen me shumë hyrje-dalje, me kushtin që kjo vizë të jetë përdorur më parë në njërin nga shtetet e zonës Shengen apo personat të jenë pajisur me leje të vlefshme qëndrimi në njërin nga shtetet e zonës Shengen;

b) Shtetasit e huaj që janë të pajisur me vizë të vlefshme me shumë hyrje-dalje apo leje qëndrimi të vlefshme të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e Irlanda e Veriut, me kushtin që vizat të jenë përdorur më parë në këto shtete;

c) Shtetasit e huaj që hyjnë dhe qëndrojnë në shtetet e zonës Shengen pa vizë.

 

 

 

 

Hapat e procedures

 

FAZA E I

1)Aplikohet online

2) Verifikimi nga konsulli i formularit të aplikimit dhe të dokumenteve dhe procedon me trajtimin paraprak të aplikimit, nga ku:

  1. nëse aplikimi është në rregull, i dërgon qytetarit aplikues statusin “pranuar aplikimi” dhe i përcakton tarifën e pagesës sipas tarifave të përcaktuara
  2. nëse aplikimi ka parregullsi, i dërgon qytetarit aplikues statusin “ngarko dokumentin“ që i mungon apo duhet të ngarkohet përsëri
  3. nëse aplikimi nuk përmbush elementët e nevojshme, i dërgohet qytetarit aplikues statusin “refuzuar pranimi i aplikimit” dhe shkruan motivin.

FAZA E II

Kur Konsulli ka pranuar aplikimin e qytetarit dhe është kryer pagesa sipas tarifës përkatëse, procedohet si vijon:

1) Konsulli lajmëron aplikuesin:

  • Nëse është miratuar viza

Qytetari të paraqitet personalisht për marrjen e vizës (Shënim: Qytetari duhet të marrë me vete pasaportën, të gjitha dokumentet origjinale të aplikimit, formularin e shkarkuar nga aplikimi të firmosur, si dhe faturën origjinale të pagesës)

 

  • Nëse është refuzuar viza

Konsulli i dërgon/dorëzon qytetarit Formatin standard online të njoftimit dhe motivimit të refuzimit/anulimit”

 

SHËNIM

 

1) Pas refuzimit të vizës i huaji ka të drejtë të riaplikojë vetëm pasi të ketë mbyllur procedurën e apelimit ose pasi të kenë kaluar tre muaj nga data e marrjes së vendimit për refuzim.

2) Marrja e vizës nuk është garanci që të huajit t’i lejohet hyrja në Republikën e Shqipërisë.

3) Të huajit që vjen nga vende të prekura nga epidemi ose sëmundje, në Pikën e Kalimit Kufitar, i kërkohet kartela origjinale e vaksinimit ndërkombëtar.

 

 

TARIFA E SHËRBIMIT

1) Me reciprocitet, në bazë të VKM 513/13; (bashkëlishur lista tek Aneksi)

2) Pa pagesë trajtohen:

a) Fëmijët deri 6 vjeç;

b) Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit;

c) Anëtarët e organizatave jofitimprurëse nën 25 vjeç, të cilët marrin pjesë në seminare, konferenca, ngjarje sportive, kulturore apo arsimore, të organizuara nga organizatat jofitimprurëse;

ç) Nxënësit e shkollave, studentët, studentët pasuniversitare dhe mësuesit shoqërues që synojnë të qëndrojnë për qëllime të studimit ose trajnimit arsimor;

d) Studiues që kryejnë kërkime shkencore;

e) Studiues, të cilët udhëtojnë për qëllime të kryerjes së kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë;

dh) Raste humanitare;

3) Me tarifë të përgjysmuar trajtohen vizat për fëmijët nga 6-12 vjeç. Pra për fëmijët nga 6-12 vjeç sa gjysma e tarifave të vizave për të rritur.

 

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU