Postuar më: 07 Prill 2017

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi sulmin e ndodhur në Stockholm

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh indinjatën e saj të thellë ndaj aktit terrorist të ndodhur sot në Stokholm, ku gjetën vdekjen tre persona dhe u plagosën shumë të tjerë. 
 
Ministri Bushati u shpreh “i shokuar nga sulmi në Stockholm. Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Suedinë. Ngushëllime familjeve të viktimave”.
 
Shqipëria qendron me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në luftë kundër terrorizmit. 
 
Ambasada e RSH-së në Stokholm po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.