Postuar më: 12 Qershor 2017

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi zgjedhjet në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, të cilat u zhvilluan më 11 Qershor 2017. Shprehja e vullnetit të lirë në një proces të drejtë e konkurues përbën një tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë.   
 
MPJ shpreh besimin se institucionet e reja do të krijohen së shpejti, në përputhje me vullnetin e shprehur dhe kushtetutën e vendit, për t'iu përgjigjur përparësive, nevojave dhe sfidave të zhvillimit, përfshirë përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik. 
 
MPJ pret të vijojë sa më parë bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm me qeverinë e re, në të mirë të forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes Shqiperisë dhe Kosovës, por edhe për të dinamizuar e konkretizuar më tej bashkëpunimin në kuadrin rajonal.