Postuar më: 18 Shtator 2017

Mbi gjendjen e marinarëve shqiptarë të anijes tregtare “Envi 1” ndaluar në brigjet e Libisë

MEPJ vijon angazhimin maksimal për zgjidhjen e situatës së krijuar me 5 marinarët shqiptarë, pjesë e anijes tregtare “Envi 1”. 

MEPJ po punon në të gjitha drejtimet që nga komunikimi i vazhdueshëm me autoritetet libiane apo kontakti me kapitenerinë në vend. 

MEPJ bën me dije se ka marrë kontakt me 5 shtetasit shqiptarë, të cilët kanë konfirmuar se janë mirë dhe nuk kanë pasur probleme apo rreziqe. 

MEPJ vijon të ndjekë me prioritet maksimal situatën dhe se po bën përpjekjet e saja që ekuipazhi të riatdhesohet sa më shpejt.