Postuar më: 16 Shkurt 2018

MEPJ përshëndet hapat e hedhura nga Kosova dhe Mali i Zi drejt marrëveshjes së demarkacionit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) mirëpret hapin e hedhur mes Kosovës dhe Malit të Zi, drejt përfundimit të demarkacionit të kufirit mes dy vendeve dhe e konsideron atë si dëshmi konkrete të vullnetit të të dyja vendeve për të forcuar marrëdhëniet dhe për të kontribuar në mënyrë thelbësore në forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Përendimor.