Postuar më: 21 Mars 2018

MEPJ përshendet miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Ligjit për Përcaktimin e Kufirit shtetëror me Malin e Zi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshendet miratimin sot nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Ligjit për Përcaktimin e Kufirit shtetëror me Malin e Zi.

Ky akt përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e saj. Ai rikonfimon dhe përforcon sovranitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe është shprehje konkrete e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si dhe investim me vlerë në perspektivën evropiane të vendit.

MEPJ përshëndet angazhimin e partive parlamentare dhe klasës politike të Kosovës dhe uron që kjo t’i hapë sa më parë rrugën lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në hapësirën Schengen, ashtu si të gjitha vendet e tjera të rajonit, për të përfituar maksimalisht nga shumëfishimi i kontakteve njërëzore dhe shkëmbimeve me vendet e Bashkimit Evropian