Postuar më: 02 Gusht 2017

Ministri Bushati mirëpret nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë mes Krerëve të Qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë është moment vertetë historik. Shqipëria i mirëpret plotësisht gjeste të tilla sa simbolike aq edhe transformuese. Ky është padyshim rezultat i vullnetit të sinqertë të popullit të Maqedonisë dhe qeverisë së saj për ta udhëhequr vendin në drejtimin e duhur.

Ne vlerësojmë këtë arritje që mbeshtetet edhe në kontributin e vazhdueshëm me kah europian të shqiptarëve të Maqedonisë dhe faktorit politik shqiptar atje. Përgëzime të dy qeverive për vendosjen e këtij modeli për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon.