Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër aktin terrorist në Barcelonë me pasojë humbje jete dhe plagosjen e dhjetëra vetëve.
Ministri Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit.
Ambasada e RSH-së në Madrid njofton se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë mes viktimave.
Shtetasit shqiptarë në Barcelonë janë të lutur të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Madrid është +34667673333.
© Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 2018 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.